“Sasa’ në top-formë, ekspozon turpin si ‘peshk’ në bikini!

16:33 | 24 Korrik 2022

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është tejet aktive në rrjete sociale.

Ajo shpesh publikon fotografi të ndryshme, gjersa nuk mungojnë edhe të tilla nga përditshmëria.

E njëjta së fundmi ka publikuar disa fotografi me bikini, ku duket se po shijon temperaturat e larta në një pishinë në vend.

Biondja shfaqet në formë të mrekullueshme me bikini shumëngjyrëshe, derisa ka marrë vëmendje me fizikun atraktiv.

“Një admiruese e verës”, ka shkruar ajo në fotografi.

Ndërkaq, komplimentet kanë qenë të menjëhershme nga miqtë e ndjekësit që Matoshi mban në Instagram.

Komento: