Komuna revokon pëlqimin që Sunny Hill të mbahet në Gërmi.
“Qytetarët aktivë” kanë njoftuar se Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim sot ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit Sunny Hill në Gërmi. Nga Komuna kanë sqaruar se nuk është anuluar festivali, por vetëm pëlqimi, raporton Express.
Anulimi i pëlqimit vjen pas ankesës së këtij grupi.
“Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim sot me datën 28.07 ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit Sunnyhill në Peizazhin e Gërmisë.
Qytetarët Aktivë kanë adresuar ankesën tek Drejtoria e Inspektimit në KK Prishtina dhe Departamenti për Inspektim për Mjedis në MMPHI për veprim urgjent të ndalohen të gjitha veprimet nga ky festival i cili nuk ka as pëlqim nga Drejtoria e Parqeve dhe as leje adekuate dhe të respektohet ligji për mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit”, thuhet në njoftim.
Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se Festivalit “Sunny Hill” i është anuluar vetëm pëlqimi, por jo edhe aktiviteti.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim sot me datën 28.07 ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit Sunnyhill në Peizazhin e Gërmisë.
Qytetarët Aktivë kanë adresuar ankesën tek Drejtoria e Inspektimit në KK Prishtina dhe Departamenti për Inspektim për Mjedis në MMPHI për veprim urgjent të ndalohen të gjitha veprimet nga ky festival i cili nuk ka as pëlqim nga Drejtoria e Parqeve dhe as leje adekuate dhe të respektohet ligji për mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit.