Aktorja kosovare pjesë e serialeve turke, ja në cilin film do ta shohim

22:27 | 30 Korrik 2022

Aktorja kosovare i bashkohet kinematografisë turke.

Një aktore nga Kosova është bërë pjesë e një filmi të ri turk, që pritet të ketë premierën në muajin shtator.

Bëhet fjalë për aktoren me prejardhje nga Peja, Tringa Shala (24-vjeçare), e cila është bërë pjesë e një filmi të zhanrit komedi-romancë të titulluar “Cunku”, që përfshin një sërë figurash të tjera ndërkombëtare.

Ajo luan rolin kryesor dhe pikërisht një shqiptare në këtë projekt.

E njëjta mes tjerash do të shfaqet përkrah aktores shumë të njohur e të dashur turke, Guler Okten.

Komento: