Këngëtari Vullnet Sefaja jep lajmin e hidhur për vdekjen e nënës.
Këngëtari, Vullnet Sefaja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e nënës së tij.
Anëtari i grupit të njohur “Marigona” ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot më 24 gusht, në orën 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar familjarë, miq dhe shokë!
Ju njoftojm që pas një sëmundje të rëndë, sot ndrroi jete nëna ime Valdete Tafil Sefaja.
Varrimi bëhet nesër me 24 Gusht në orën 13:00 në varrezat e Prishtinës me faljen e namazit të drekës.
E pamja do të mbahet 3 ditë në shtëpinë tonë në Marigona Residence.