Remzie Osmani vazhdon të jetë emër shumë i komentuar në show-bizzin shqiptar.
Që kur u paraqit në skenë, ajo spikati me zërin e saj të veçantë, duke fituar kështu një numër të madh adhuruesish, shkruan ORAinfo.
Ani pse ka kaluar kohë e gjatë, Remzia edhe sot është shumë e angazhuar nëpër koncerte dhe është pjesë e shumë dasmave dhe ahengjeve familjare.
Krahas muzikës, Remzia tregohet e kujdesshme edhe ndaj familjes së saj. Ajo se fundmi ka publikuar një foto me mbesën e saj, Emën.
“Shpirti jem”, e ka përshkruar foton Remzia, ndërsa në duar mban mbesën e saj. /ORAinfo/