Nuk dha maksimumin për Milanin, po largohet nga “San Siro”

15:24 | 17 Dhjetor 2018

Gonzalo Higuain, është në AC Milan në bazë të një kredie me mundësi për të blerë marrëveshje mes Rossonerëve dhe Juventusit dhe 36 milionë euro janë ende për t’u paguar nga klubi milanez përcjell ORAinfo.

Megjithatë, kjo konsiderohet e tepruar për Leonardo, pasi performancat e Higuain nuk kanë qenë bindëse deri më tani.

Sipas Gazzetta dello Sport, argjentinasi mund të kthehet në Juventus në fund të sezonit nëse Milan nuk ndryshon mendjen.

Higuain,deri më tani për fanellën e Milanit ka bërë 11 paraqitje dhe ka shënuar vetëm pesë gola në Seria A.
Argjentinasi në Europa League ka realizuar dy gola./ORAinfo/

Komento: