Xabi Alonso nis “spastrimin” te Chelsea, gjashtë lojtarë drejt largimit

By Ora Info May 19, 2026 2 min read

Trajneri i ri i Chelseat, Xabi Alonso, ka nisur menjëherë punën për rindërtimin e skuadrës londineze dhe pritet të largojë të paktën gjashtë futbollistë nga organika aktuale.

Tekniku bask, i cili mori drejtimin e “Bluve”, synon të ndërtojë një ekip që përshtatet plotësisht me filozofinë dhe stilin e tij të lojës.

Pas sezoneve zhgënjyese dhe mungesës së stabilitetit, Alonso duket i vendosur të bëjë ndryshime të thella në skuadër.

Gjashtë lojtarë nuk kanë bindur trajnerin spanjoll dhe janë vendosur në listën e transferimeve.

Bëhet fjalë për portierin Filip Jorgensen, mbrojtësit Tosin Adarabioyo, Benoit Badiashile dhe Axel Disasi, si dhe sulmuesit Alejandro Garnacho e Liam Delap.

Largimi i këtyre futbollistëve do t’i shërbente Chelseat për të ulur ndjeshëm faturën e pagave, por edhe për të krijuar hapësira për afrimet e reja gjatë afatit kalimtar verore.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit e Chelseat i kanë dhënë mbështetje të plotë projektit të ri të Alonsos, duke i garantuar një buxhet të konsiderueshëm për përforcime.

Trajneri spanjoll besohet se kërkon lojtarë me intensitet të lartë, disiplinë taktike dhe fleksibilitet në skema, elemente që i konsideron thelbësore për rikthimin e skuadrës në garën për titull në Ligën Premier dhe në arenën evropiane.

Ndërkohë, afati kalimtar i verës pritet të jetë një nga më të nxehtat për klubin londinez, me disa emra të mëdhenj që tashmë po lidhen me një transferim të mundshëm në “Stamford Bridge”.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.