Dërgoi faturat pa zarfa, KESCO dënohet me 25 mijë euro

19:38 | 20 Prill 2025
dergoi-faturat-pa-zarfa,-kesco-denohet-me-25-mije-euro

Kompania për furnizim me energji elektrike në Kosovë, është gjobitur me 25 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Krejt kjo ka ndodhur pas ankesave se KESCO i ka dërguar faturat pa zarfa.

Lajmin e bëri të ditur Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate.

Nushi tha se kishte paraqitur një ankesë në muajin mars, bashkë me qytetarë të tjerë, duke denoncuar shkeljen e privatësisë nga KESCO.

“Kjo është gjoba e dytë dhe konsideroj që është e ulët sepse kane pasur kohe më shumë se 6 muaj të mos e përsërisin shkeljen. Ta shohim a po e përsërisin”, deklaroi.

 

Komento: