Moti sot me diell, shi dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

08:08 | 24 Prill 2025
moti-sot-me-diell,-shi-dhe-vranesira,-temperaturat-arrijne-ne-22-grade

Gjatë ditës së enjte, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas këtyre të dhënave, temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 22 gradë Celsius

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat munde te sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18- 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: