PDK shpenzoi mbi 360,000 euro në tre muajt e parë të 2025 dhe mori donacione prej 182,234 Euro

19:38 | 24 Prill 2025
pdk-shpenzoi-mbi-360,000-euro-ne-tre-muajt-e-pare-te-2025-dhe-mori-donacione-prej-182,234-euro

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar një total prej 360,313.46 euro gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton FrontOnline

Këto shpenzime përfshijnë një gamë të gjerë shpenzimesh që lidhen me aktivitetet e partisë dhe operacionet e saj politike.

Sipas raportit, shpenzimet kryesore të PDK-së janë si vijon:

  • Pagat: Mbi 154,000 euro

  • Tatime të paguara: Mbi 133,000 euro

  • Mallëra dhe shërbime: Mbi 177,000 euro

  • Shpenzime të tjera: 154,000 euro

  • Shërbime kontraktuese: Mbi 153,000 euro

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pranuar donacione në vlerë prej 182,234.50 euro gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, nga 94 persona dhe subjekte të ndryshme biznesore, sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Komento: