Vd*iq punëtori që u rrëzua nga skelet në Pejë, qëndroi 40 ditë në gjendje kome

20:08 | 24 Prill 2025

Një burrë nga Istogu ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë në gjendje kritike, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Selim Hajraj, rreth 57-vjeç, kishte pësuar lëndime të rënda më 15 mars pasi ishte rrëzuar nga një skelë gjatë punës në qytetin e Pejës.

Që nga ajo ditë, ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku qëndroi në repartin intensiv për plot 40 ditë.

Fatkeqësisht, mbrëmë ai ndërroi jetë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 15:00./eo

Komento: