Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

08:08 | 27 Prill 2025
sot-vazhdon-seanca-konstituive-e-kuvendit

Sot do të vazhdojë seanca e shtatë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, seanca do të mbahet nga ora 10:00 në Sallën Plenare.

Ndërkohë, në seancën e të premtes ka dështuar për herë të gjashtë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime lidhur me situatën në Kuvend, kurdo që ata e shohin të nevojshme. /Front Online/

Komento: