Aksident mes trenit dhe një veture në Prishtinë, lëndohen dy persona

10:08 | 27 Prill 2025
aksident-mes-trenit-dhe-nje-veture-ne-prishtine,-lendohen-dy-persona

Mëngjesin e sotëm, treni dhe një veturë janë aksidentuar në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë.

Si pasojë, të lënduar kanë mbetur dy persona.

Këtë për Front Online e bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, deklaroi Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

Front Online pak më parë ka raportuar për këtë aksident ku edhe ka publikuar pamje nga vendi ngjarjes.

 

Komento: