Raportohet se Alpi i vogël ishte parë tek “Rrethi i ETC-së” në Gjilan, kërkohet nga banorët t’i kontrollojnë hyrjet e banesave

23:38 | 27 Prill 2025
raportohet-se-alpi-i-vogel-ishte-pare-tek-“rrethi-i-etc-se”-ne-gjilan,-kerkohet-nga-banoret-t’i-kontrollojne-hyrjet-e-banesave

Nënkryetarja e Forumit të LDK-së në Gjilan, Gresa Avdiu, ka deklaruar se është thënë që Alpi ishte parë në një rrethrrotullim në qytet, që ajo e quan “Rrethi i ETC-së”.

“Jemi organizuar dhe jemi në kërkim të Alpit. Po flitet që orën e fundit është parë tek Rrethi i ETC-së”.

“Ju lutem banorëve të kësaj ane t’i kontrollojnë hyrjet e banesave!”, ka thënë Avdiu.

Komento: