Kurti thotë se punimet në modernizimin e “Kosova B” do të ndikojnë që jetëgjatësia e termocentralit të shtohet për 20 vjet

20:08 | 28 Prill 2025
kurti-thote-se-punimet-ne-modernizimin-e-“kosova-b”-do-te-ndikojne-qe-jetegjatesia-e-termocentralit-te-shtohet-per-20-vjet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kaa thënë se kanë filluar punimet për modernizimin e Termocentralit Kosova

Ai ka thënë se kur të përfundojnë të gjitha punimet në njësinë B1 dhe B2, jetëgjatësia e Termocentralit do të shtohet edhe për 20 vjet.

Siç ka thënë Kurti kjo do të ndikojë që importi energjisë të ulet e eksporti të rritet.

“Filluan punimet për modernizimin e Termocentralit Kosova B. Kur të përfundojnë të gjitha punimet në njësinë B1 dhe B2, jetëgjatësia e Termocentralit do të shtohet edhe për 20 vjet, ndotja nga pluhuri dhe oksidet e azotit do të ulët ndjeshëm, kurse remontet kapitale do të kenë nevojë që të bëhen një herë në 10 vjet, në vend se çdo pesë vjet”.

Komento: