Matoshi: Kurtit i duhet marrëveshje politike me tjerët, jo ndërrimi i emrave për poste publike

20:38 | 28 Prill 2025
matoshi:-kurtit-i-duhet-marreveshje-politike-me-tjeret,-jo-nderrimi-i-emrave-per-poste-publike


Analisti politik Halil Matoshi ka folur për FrontOnline një ditë para vazhdimit të seancës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar qasjen e kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe mungesën e gatishmërisë për marrëveshje politike.

Matoshi ka theksuar rëndësinë e kompromisit në politikë.

“Politika është marrëveshje që nga Roma e lashtë (concordia), por edhe negociim dhe mbi të gjitha kompromis.” tha ai.

Sipas tij, kjo qasje duhet t’i përcillet Kurtit nga dikush “i urtë e i ditun”, pasi, siç thekson ai, “Ai po e shkatërron këtë ide fisnike me kryeneçësi.” tha ai për FrontOnline.

Në deklaratën e tij, Matoshi nënvizon se zgjidhja për krizën aktuale nuk gjendet në ndërrimin e emrave për poste publike, por në arritjen e një konsensusi politik.

“Kurtit i duhet marrëveshje politike me tjerët, jo ndërrimi i emrave për poste publike!” potencoi ai.

Komento: