Kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

14:08 | 29 Prill 2025
kryetari-i-bik-ut,-naim-ternava,-ne-vizite-zyrtare-ne-emiratet-e-bashkuara-arabe

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, po qëndron për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është pritur në takim nga kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm për Çështjet Islame, Fondet dhe Zekatin në EBA, Omar Habtoor al Darei.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, ku u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe autoriteteve përkatëse në Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjatë bisedimeve, palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë edukimin fetar, ndihmën humanitare dhe projektet sociale, me fokus në mbështetjen e iniciativave që synojnë përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve.

Vizita e myftiut Tërnava në Emiratet e Bashkuara Arabe vjen në kuadër të përpjekjeve të Bashkësisë Islame të Kosovës për zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe forcimin e partneriteteve strategjike me institucione të rëndësishme të botës islame.

 

Komento: