Hoxhaj në Doha takon ministrin e Financave të Sudanit, e falënderon për njohjen e Kosovës

16:38 | 29 Prill 2025
hoxhaj-ne-doha-takon-ministrin-e-financave-te-sudanit,-e-falenderon-per-njohjen-e-kosoves

Gjatë qëndrimit të tij në Doha, ku po merr pjesë në Forumin e Sigurisë Globale, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj është takuar me Ministrin e Financave të Sudanit, Gebreil Ibrahim Mohamed.

Në një postim në rrjetin social Facebook, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka theksuar se e ka falënderuar ministrin sudanez për mbështetjen e vazhdueshme dhe njohjen që Sudani i ka bërë pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Kënaqësi ta takoj Dr. Gebreil Ibrahim Mohamed, Ministër i Financave i Sudanit. E falenderova për mbështetjen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani! “, ka shkruar Hoxhaj.
Takimi në Doha shënon një tjetër moment të rëndësishëm të diplomacisë parlamentare dhe angazhimit ndërkombëtar të Hoxhajt në promovimin e Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve me vendet partnere.

Komento: