Inspektorati vendos shiritat, përsëri ndalen punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

17:38 | 29 Prill 2025
inspektorati-vendos-shiritat,-perseri-ndalen-punimet-ne-sheshin-“xhorxh-bush”

Inspektorati për Trashëgimi ka dalë në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ku ka vendosur shiritat dhe ka ndërprerë punimet e Komunës.

Të pranishëm në vendpunishte janë kryetari i komunës, Përparim Rama, zyrtarë të Inspektoratit të Trashëgimisë si dhe zyrtarë policorë.

Palët, siç raportohet në media, u konfrontuan mes vete.

Edhe përgjatë ditës së djeshme Inspektorati për Trashëgimi doli në shesh, ku pati ballafaqime me Ramën.

Komento: