Takimi në Kongresin e EPP, Klitschko falënderon Kosovën për mbështetje ndaj Ukrainës, Abdixhiku i kërkon njohjen

18:08 | 29 Prill 2025
takimi-ne-kongresin-e-epp,-klitschko-falenderon-kosoven-per-mbeshtetje-ndaj-ukraines,-abdixhiku-i-kerkon-njohjen

Kryetari i qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka falënderuar kryetarin e LDK’së Lumit Abdixhiku, për mbështetjen e shtetit të Kosovës i ka dhënë Ukrainës.

Abdixhiku i ka shprehur mirënjohje Klitschkos dhe ka theksuar se Kosova – “si një shtet që ka kaluar një periudhë të ngjashme sfidash” – e sheh rëndësinë e mbështetjes për një vend të pavarur që po lufton për mbrojtjen e sovranitetit të tij.

Abdixhiku gjithashtu ka kërkuar nga autoritetet ukrainase njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se njohja e Kosovës nga Ukraina do të shënonte një moment historik dhe do të forconte marrëdhëniet mes dy vendeve.

Komento: