KDI publikon fotografi shqetësuese për gjendjen e lumenjeve të shndërruar në deponi mbeturinash

20:38 | 29 Prill 2025
kdi-publikon-fotografi-shqetesuese-per-gjendjen-e-lumenjeve-te-shnderruar-ne-deponi-mbeturinash

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar fotografi shqetësuese nga gjendja e lumenjeve të Kosovës.

Këto lumenj janë shndërruar në deponi të mbeturinave plastike.

“Kjo është gjendja e shumicës së lumenjeve të Kosovës, të cilët janë shndërruar në deponi të mbeturinave plastike, e për më keq edhe të mbetjeve shtazore. Këto fotografi janë bërë para pak ditësh nga qytetarë, kolegë tanë nga OJQ-të lokale dhe aktivisti për mbrojtje të mjedisit, Arian Mavriqi – Photography në Kamenicë, Lipjan, Istog, Pejë dhe Mitrovicë”..

“Për të gjitha këto krime mjedisore tanimë janë njoftuar komunat përkatëse, dhe ne po presim veprime konkrete! Shëndeti i këtyre lumenjve reflektohet edhe në shëndetin tonë”, thuhet në njoftim.

Komento: