Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive nesër nga orën 10:00

16:38 | 30 Prill 2025
kuvendi-njofton-per-vazhdimin-e-seances-konstituive-neser-nga-oren-10:00

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër nga ora 10:00.

Kjo do të jetë hera e nëntë që deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të konstituar legjislaturën e nëntë.

Pas miratimit të raportit të komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, procesi i konstituimit ka ngecur te zgjidhja e kryeparlamentarit. VV për disa herë me radhë e ka propozuar Albulena Haxhiun, mirëpo ajo s’ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme.

Partitë opozitare kanë kërkuar nga VV ta ndërrojë kandidaten, duke thënë se Haxhiu është figurë përçarëse.

Komento: