Muhaxheri i LDK-së: Kemi marrë ftesë nga Kurti, por nuk e dimë nëse do të shkojmë

17:38 | 30 Prill 2025
muhaxheri-i-ldk-se:-kemi-marre-ftese-nga-kurti,-por-nuk-e-dime-nese-do-te-shkojme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline ka konfirmuar se partia e tij ka pranuar një ftesë nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një takim të planifikuar të mbahet nesër në orën 08:30 – vetëm pak minuta para se të rifillojë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

E di që e kemi marrë një shkresë nga Kurti. Nuk e di a shkojmë në takim,” deklaroi Muhaxheri për FrontOnline, duke lënë të hapur mundësinë e refuzimit të pjesëmarrjes.

Ai gjithashtu theksoi se brenda strukturave të LDK-së ende nuk është diskutuar zyrtarisht kjo ftesë.

Nuk kemi asnjë thirrje për takim brenda kryesisë,” tha Muhaxheri, duke nënkuptuar se vendimi për pjesëmarrje do të varet nga qëndrimi i kryesisë dhe kreut të partisë, Lumir Abdixhiku.

Ftesa e kreut të VV-së, Albin Kurtit vjen në një moment për procesin e konstituimit të Kuvendit, pas disa përpjekjeve të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. VV ka nevojë për mbështetje nga partitë e tjera për të siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend./FrontOnline/

Komento: