Zëdhënsi i VV-së për ftesën e Kurtit ndaj LDK-së dhe PDK-së: Nuk kemi marrë përgjigje ende

18:08 | 30 Prill 2025
zedhensi-i-vv-se-per-ftesen-e-kurtit-ndaj-ldk-se-dhe-pdk-se:-nuk-kemi-marre-pergjigje-ende

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, për FrontOnline ka deklaruar se ende nuk kanë marrë konfirmim nga partitë opozitare LDK dhe PDK lidhur me pjesëmarrjen e tyre në takimin e paralajmëruar nga kreu i VV-së, Albin Kurti, i cili pritet të mbahet nesër në orën 08:30 në Kuvendin e Kosovës, një orë e gjysmë para se të filloj seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Jo, të paktën unë nuk e di që ka pasur përgjigje. Nuk kemi marrë përgjigje ende, të paktën unë nuk jam i informuar”, ka thënë Manxhuka për FrontOnline.

Takimi është thirrur nga Kurti në përpjekje për të koordinuar qëndrimet politike rreth zhvillimeve të fundit, por mbetet e paqartë nëse LDK dhe o t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së tij.

Komento: