Kurti injoron AAK-në, nuk i dërgon ftesë për takim: Kadrijaj: S’kemi ndryshuar qëndrim, s’kemi ftesë nga Kurti

18:08 | 30 Prill 2025
kurti-injoron-aak-ne,-nuk-i-dergon-ftese-per-takim:-kadrijaj:-s’kemi-ndryshuar-qendrim,-s’kemi-ftese-nga-kurti

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, për FrontOnline ka deklaruar se partia e saj nuk ka pranuar ndonjë ftesë për takim nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndërsa theksoi se qëndrimi i AAK-së në lidhje me pjesëmarrjen në seancën e nesërme të Kuvendit mbetet i pandryshuar.

S’e kam këtë informacion për ndonjë ftesë, s’kam ndonjë informatë,” tha Kadrijaj për FrontOnline.

Sa i përket pjesëmarrjes në seancë, ajo konfirmoi se deputetët e AAK-së do të jenë të pranishëm, me përjashtim të atyre që kanë angazhime të tjera: “S’kemi ndryshim të qëndrimit, në seancë do të marrim pjesë ” u shpreh ajo.

Komento: