Prokurori Kujtim Munishi caktohet Koordinator Kombëtar për luf*timin e kri`mit ekonomik

19:09 | 30 Prill 2025
prokurori-kujtim-munishi-caktohet-koordinator-kombetar-per-luf*timin-e-kri`mit-ekonomik

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot takimin e radhës, ku është bërë shqyrtimi dhe miratimi i 16 pikave, që përfshijnë çështje të rëndësishme për sistemin prokurorial.

Në mesin e tyre, ishte caktimi i Prokurorit të Shtetit, Kujtim Munishi si koordinator kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, transmeton Klankosova.tv.

Prokurori Munishi u caktua në këtë detyrë me mandate 3-vjeçar me mundësi vazhdimi për një mandate tjetër.

Fillimisht, KPK miratoi Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për themelimin dhe funksionalizmin e Koordinatorit Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.

Komento: