Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka realizuar shpenzime në vlerë prej mbi 932 mijë euro.
Këto shpenzime janë të ndara në dy kategori kryesore.
Rreth 460 mijë euro janë shpenzuar për aktivitete promovuese, përfshirë reklamat në media, përfaqësimet publike dhe organizimin e konferencave zgjedhore, të cilat kanë qenë pjesë e strategjisë së partisë për të rritur praninë dhe ndikimin gjatë fushatës. Pjesa tjetër, mbi 473 mijë euro, janë klasifikuar si shpenzime të përgjithshme, që përfshijnë kosto operative, logjistike, transport, pajisje dhe shërbime mbështetëse për fushatën.
Sa i përket të hyrave gjatë kësaj periudhe, PDK ka raportuar një total prej mbi 557 mijë euro. Nga këto, më shumë se 228 mijë euro janë siguruar përmes donacioneve financiare, ndërsa rreth 329 mijë euro janë të hyrat në natyrë, që përfshijnë mallra dhe shërbime të ofruara nga mbështetës apo kompani, siç mund të jenë pajisje teknike, hapësira për ngjarje apo mbështetje logjistike.