Alban Zeneli: Rënia e Kosovës në indeks është pasojë e presionit politik ndaj mediave

19:09 | 02 Maj 2025
alban-zeneli:-renia-e-kosoves-ne-indeks-eshte-pasoje-e-presionit-politik-ndaj-mediave


Njohësi i mediave dhe profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli është deklaruar për “Front Online”, pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij, ku Kosova shënoi rënie në Indeksin e Lirisë së Shtypit, duke u renditur në vendin e 99-të.

 

Ai e ka cilësuar këtë rënie si tregues të qartë të rënies së demokracisë në vend.

Sipas Zenelit, ndikimi më i madh negativ është vërejtur në indikatorin ekonomik dhe politik, për shkak të ndërhyrjeve në media dhe klimës jo të sigurt për gazetarët.

“Kjo rënie tregon për rënien e demokracisë në Kosovë. Ky është problem shumë i madh. Indikatori që është vlerësuar me rënie më të lartë është indikatori ekonomik e politik në ndikimit në media, legjislav, social dhe indikatorët e sigurisë këta na tregojnë që gjeneratori i gjuhës së urrejtjes që e bënë punë e gazetarit të pasigurt është politika se nga partitë politikë më saktësisht nga LVV kemi dëgjuar gjuhë të urrejtjes ndaj medias”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu kritikoi tentativën e Qeverisë për miratimin e ligjit për KPM, të cilin e quajti anti-kushtetues dhe kërcënim për lirinë e medias.

“Ka rënë indikatori legjislav i cili veprimi që ka shkaktuar është tendenca e Qeverisë që të kalojë një ligj për KPM që është dëshmuar që është anti-Kushtetues por ka rrezikuar lirinë e medias në Kosovë”, deklaroi Zeneli.

Komento: