Punimet në rrugën “Agim Ramadani”, Komuna thotë se të hënën do të jetë gati për qarkullim

17:57 | 03 Maj 2025
punimet-ne-rrugen-“agim-ramadani”,-komuna-thote-se-te-henen-do-te-jete-gati-per-qarkullim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet në rrugën “Agim Ramadani” do të përfundojnë deri të hënën

Në faqen zyrtare, Komuna ka publikuar pamje të punimeve, teksa ka thënë se sot po kryhet asfaltimi dhe se nesër do të bëhet vijëzimi.

“Sot po kryhet asfaltimi, nesër bëjmë vijëzimin, e të hënën gjithçka do të jetë gati për qarkullim!”, thuhet në postim.

 

Komento: