Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti ka therë me thikë një person. Rasti ka ndodhur të shtunën.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ilir Konushefci, Podujevë 03.05.2025 – 12:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./FrontOnline/