“Kuti e verdhë” në Prishtinë: Përparim Rama tregon rregullat

08:49 | 05 Maj 2025
“kuti-e-verdhe”-ne-prishtine:-perparim-rama-tregon-rregullat

Në Prishtinë, për herë të parë, ka filluar aplikimi i shenjëzimit “Kutia e verdhë”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar rregullat.

Postimi:

Për herë të parë në Kosovë, Kryeqyteti ka filluar aplikimin e shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhe” (Yelloë Box Junction)

📢

Të gjithë shoferët janë të obliguar që:

❌

Të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit!

❌

Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku!

Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro.🚨

Drejtoria e Shërbimeve Publike

Bekim Brestovci

Komento: