Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se ka pranuar letrën nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe se do të kthejë përgjigje në kohën e duhur.
“Kam marrë një letër dhe do të kthej përgjigje me kohë. Nuk ka ndodhur asnjë diskutim, ishim në drekë me deputetët,” tha ai para mediave.
Ai shtoi: “Më lejoni të shkoj në zyrë, ta shoh letrën dhe të jap përgjigje. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë.”