Rrushi që nuk i arrihet është i tharrbtë
Me këtë thënie popullore i replikoi Albin Kurtit, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.ww
Kjo pas letrës së Albin Kurti drejtuar Lumir Abdixhikut ku i kërkoi koalicion – ndërsa përjashtoi PDK-në shprehimisht.
Postimi i Lladrovcit:
Rrushi që nuk arrihet, është i thartë!
As seanca e njëmbëdhjetë nuk doli të jetë e vërtetë. Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet e mbisundon germën e Kushtetutës dhe ato interpretohen sipas qejfit të palëve.
Partia e parë me veprime është bërë lehtë e lexueshme. Një deputet, sikur nga thesi i babadimrit “dhuron” post në Kuvend, me shpresë se e bën qeverinë ku shporta e dhuratave për ata që “thyhen”, mund të jetë shumë më e pasur – me ministri, diplomaci, agjenci, kontrata njëburimore, etj.
Letrën e Vv-së e shoh si rifillim i gërryerjes finale të elektoratit që nuk arriti ta marrë nga LDK në dy palë zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë, dihet, rrushi që nuk arrihet, është i thartë!