Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për rrahje në Prishtinë

16:27 | 05 Maj 2025
policia-kerkon-ndihme-per-identifikimin-e-te-dyshuarit-per-rrahje-ne-prishtine

Policia Rajonale në Prishtinë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim, për të identifikuar një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Në njoftim thuhet se sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, mudn të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]. /Front Online/

Njoftimi i plotë:

Komento: