Dardan Molliqaj arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë për sul`min ndaj policit më 2022

16:40 | 05 Maj 2025
dardan-molliqaj-arrin-marreveshje-per-pranim-fajesie-me-prokurorine-per-sul`min-ndaj-policit-me-2022

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta aprovojë marrëveshjesn për pranim të fajësisë që është arritur mes Prokurorisë dhe Dardan Molliqajt, kryetar i PSD-së, i akuzuar për sulmin ndaj zyrtarit policor.

Molliqaj akuzohej për sulmin ndaj policit, incident ky që kishte ndodhur në protestën e kësaj partie kundër shtrenjtimit të rrymës në vitin 2022.

Prokurori i Shtetit tha se i akuzuari përmes avokatit ka parashtruar kërkesë për negocimin e marrëveshjes për pranim fajësie.

Po ashtu, prokurori propozoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili dënim me pëlqimin e të pandehurit të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 500 deri në 550 euro.

Gjyqtarja e rastit tha se janë plotësuar kushtet ligjore lidhur me marrëveshjen, kështu që e njëjta u aprovua nga Gjykata, raporton Betimi për  Drejtësi.

Komento: