Inspektorati në Prishtinë heq frigoriferët e kioskave

09:27 | 06 Maj 2025
inspektorati-ne-prishtine-heq-frigoriferet-e-kioskave

Inspektorati në Prishtinë ka hequr disa nga frigoriferët e vendosur jashtë kioskave, ka njoftuar të martën faqja e Komunës së Prishtinës.

Në njoftim thuhet se këta frigoriferë ishin vendosur në mënyrë të paligjshme dhe se nuk i përmbushin standardet higjieno-sanitare.

“Hapësirat publike janë për qytetarë dhe shëndeti i tyre është prioritet! Për shkak se nuk përmbushnin standardet higjieno-sanitare të kërkuara me ligj dhe pengonin qarkullimin e këmbësorëve, Inspektorati i Kryeqytetit ka hequr disa prej frigoriferëve të vendosur jashtë kioskave në mënyrë të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Ky aksion thuhet se është zhvilluar në kuadër të angazhimit për të garantuar hapësira publike të lira, të sigurta dhe me standarde.

 

 

 

Komento: