Memli Krasniqi shpreh ngushëllime për vde*kjen e Kaqusha Jasharit

11:08 | 06 Maj 2025
memli-krasniqi-shpreh-ngushellime-per-vde*kjen-e-kaqusha-jasharit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar për vdekjen e themelueses së PSD-së, Kaqusha Jasharit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se Jashari ishte një nga zërat e parë që guxoi të mbrojë të drejtat e shqiptarëve brenda sistemit të vështirë politik të kohës.

“Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kaqusha Jasharit – themeluese e Partisë Socialdemokrate, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës dhe, para së gjithash, një figurë e rezistencës politike shqiptare në Kosovë. Kaqusha Jashari ishte një nga zërat e parë që guxoi të mbrojë të drejtat e shqiptarëve brenda sistemit të vështirë politik të kohës. Ajo ishte e pranishme në momentet më vendimtare të historisë sonë – si aktiviste, si politikane dhe si nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Në një kohë kur politika kërkonte sakrificë dhe kur gratë përballeshin me sfida të mëdha në skenën publike, Kaqusha Jashari zgjodhi të qëndrojë, të flasë, të organizojë dhe të mos tërhiqet nga ideali i lirisë dhe barazisë”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Më tej, Krasniqi ngushëlloi familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Jasharin.

“Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur. Mirënjohje e përjetshme për kontributin dhe guximin e saj! U prehtë në paqe”, përfundoi Krasniqi

Komento: