Takime të ndara me liderët e partive? – Flet Abdixhiku

15:25 | 06 Maj 2025
takime-te-ndara-me-lideret-e-partive?-–-flet-abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka propozuar qeveri nacionale të tranzicionit, duke iu përgjigjur kështu letrës së fundit të liderit të VV-së, Albin Kurti drejtuar kësaj partie.

Ai para mediave tha se bashkëpunimi veç me Lëvizjen Vetëvendosje është i pamundur.

“Votuesit tanë le të rrinë të qetë, po flas për një krizë të madhe politike. Partia e parë nuk ka zgjedhje për krizë, ka tendencë bllokuese. Zgjedhjet nuk përjashtohen, nëse janë të gatshëm shkojmë edhe në zgjedhje”, u shpreh Abdixhiku.

Ndërkohë, Abdixhiku njoftoi se u ka dërguar ftesë të gjitha partive politike shqiptare për të diskutuar mbi propozimin e fundit të partisë të cilën ai e drejton.

Para mediave, ai tha se duhet të ketë takim të përbashkët me partitë pasi ato individuale nuk sjellin zgjidhje.

“Duhet të ketë takim të përbashkët, ato individuale nuk sjellin zgjidhje. Për çështje të tjera, LDK shpesh herë pa vullnet i bie hise që të luajë rolin e një shtytësi të zhvillimeve edhe kur nuk do. Është bë vështirë me qëndruar në opozitë. Nuk po flasim për pozicione, kërkoj unitet për bashkim dhe ky është moment historik”, u shpreh tutje kreu i LDK-së,

Komento: