Vd*es gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

17:51 | 06 Maj 2025
vd*es-gruaja-qe-ra-nga-nje-ndertese-ne-fushe-kosove

Një grua ka humbur jetën pasi e njëjta  ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Bresje të Fushë Kosovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 në rrugën “Tahir Zemaj”.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën ‘Tahir Zemaj’, në Fushë Kosovë, dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet në koordinim me prokurorin e shtetit për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, teksa po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe të ekzaminimit.

Komento: