Ahmeti ka një propozim për politikanët: Qe po i thirri në shtëpi te unë, merrnu vesh

19:06 | 06 Maj 2025
ahmeti-ka-nje-propozim-per-politikanet:-qe-po-i-thirri-ne-shtepi-te-une,-merrnu-vesh

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në “DPT te Fidani” u ka propozuar politikanëve të shkojnë tek shtëpia e tij për t’u marrë vesh.

“Qe po i thirri në shtëpi te unë le të vijnë krejt, le t’i qesin mediet prej dhomës, si në konklavë të papës, s’i lajnë me dal deri sa te zgjedhin. Edhe këta po i shtimë qaty dhe merrnu vesh, e pastaj qytetarët te dinë kush e ka fajin”, tha Ahmeti.

Ai tutje tha se nëse Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit do t’i kishte votat, por e ka zgjedhur Haxhiun me qëllim.

“Nuk e di pse nuk i është drejtu me të parrën me letër PDK-së, ose ka ndonjë informatë që brenda LDK-së ka gatishmëri nga disa. “Hajvan” që iu ka thën i shkon në fakturë Albin Kurtit, nuk i shkon këtyre. Ta garantoj që me thanë Glauk Konjufca është kandidat për kryetar të Kuvendit kryhet kjo punë, e ka qitë personin që specifikisht nuk i merr votat”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se VV mundet me humbë për shkak se po i lodh qytetarët dhe përkrahësit e vet.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Komento: