Sami Lushtaku refuzon të komentojë idenë për qeverinë nacionale: Vendos Memli

19:06 | 06 Maj 2025
sami-lushtaku-refuzon-te-komentoje-idene-per-qeverine-nacionale:-vendos-memli

Sami Lushtaku, kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj, për FrontOnline  ka folur në lidhje me propozimin e LDK-së për krijimin e një qeverie nacionale.

Lutshaku ka thënë se është nënkryetar i Komunës së Skenderajt, duke u shprehur se nuk e ka ndërmend të prononcohet për këtë çështje dhe ka sugjeruar që vendimi të merret nga Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

“Unë jam nënkryetar në Skenderaj, nuk e kam ndërmend me u prononcu për këtë temë. Pyete atë dhe vendos Memli” ka deklaruar shkurt Lushtaku për FrontOnline.

Komento: