Ambasada gjermane në Prishtinë ka shkruar për kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ambasada shkruan se Merz vjen me dekada përvoje si në arenën politike ashtu edhe në sektorin privat.
Tutje, nga Ambasada gjermane shkruajnë se Merz ka një sfond të fortë në drejtësi dhe ekonomi, ai ka fituar një reputacion për një qasje pragmatike dhe të menduarit përpara.
“Që nga fillimi i karrierës së tij parlamentare në vitin 1989, Merz ka ndërtuar një rekord të shquar si në nivel evropian ashtu edhe në atë kombëtar. Me origjinë nga Sauerland piktoresk, ai mishëron një përzierje unike të vlerave tradicionale dhe vizionit modern”.
“Njihuni me Kancelarin e ri të Gjermanisë – Friedrich Merz! Vetëm 72 ditë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Bundestagu zgjodhi Friedrich Merz si Kancelarin e ri Federal. Menjëherë pas kësaj, ai u emërua zyrtarisht nga Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier”, shkruhet ndër të tjerash në postimin e tyre.