Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se subjekti i tij nuk ka asnjë interes për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se oferta e vetme për bashkëpunim i është bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Muja, në një linjë direkte në Debat Plus, ka thënë se VV ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të zhbllokuar procesin institucional, përfshirë edhe propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
“Nuk ka interes në LVV për një koalicion me PDK-në. I vetmi opsion në bazë të konsultimeve është oferta që i është bërë LDK-së. Dhe refuzimi, nëse qenka përfundimtar, i pamundëson Kosovës ose reflekton vështirësitë që i ka LDK-ja të shkëputet nga PDK-ja…
Ne kemi propozuar kandidatin tonë, qasja e jonë është që të kemi institucione, sidomos Kuvendi të konstituohet në afatin me të shkurtër dhe pastaj të rrjedhin afat për krijimin e qeverisë. Kjo është e rëndësishme sepse Kuvendi reflekton peshën që e kemi ne, që na ka dhënë votuesi. Ajo që e interpretoj unë është një frustrimin me rezultatin zgjedhor qe, partitë opozitare janë bërë bashkë për të bllokuar konstituimin e Kuvendit.