Sveçla: Jemi kundër qeverisë tranzitore

09:58 | 07 Maj 2025
svecla:-jemi-kunder-qeverise-tranzitore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, tha se partia e tij është kundër një qeveri tranzitore.

I pyetur nga gazetarët teksa po hynte në ndërtesën e Kuvendit për seancën konstituive nëse Vetëvendosje është për një qeveri tranzitore, Sveçla u përgjigj shkurt: “Absolutisht jo”.

Reagimi i  tij vjen një ditë pas propozimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qeveri të tranzicionit të të gjitha partive politike shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit.

Komento: