Musliu (PDK): Abdixhiku s’po guxon me u bë me Kurtin, e as me neve – as nuk shtyhet, as s’ngrehet

10:02 | 07 Maj 2025
musliu-(pdk):-abdixhiku-s’po-guxon-me-u-be-me-kurtin,-e-as-me-neve-–-as-nuk-shtyhet,-as-s’ngrehet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quajti “hajgare” propozimin e LDK-së për një qeveri tranzicionale deri në zgjedhjen e presidentit.

Ajo tha se PDK-ja do ta mbajë një mbledhje për ta diskutuar këtë mundësi, por vetë dha qëndrimin e saj personal.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, duke u frikësuar të marrë vendime, e ka lënë Kosovën bukur mbrapa. As nuk shtyhen, as nuk ngrehen, thotë populli. Thjesht ata as nuk po guxojnë me u bë me Albin Kurtin, as nuk po guxojnë me u bë me neve. Duhet me qenë një lider që tregon pjekuri dhe pozicionohet një herë e mirë qartë”, tha ajo.

Musliu tha se “kjo është thjesht me bë hajgare me votat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Komento: