Adem Shala: Vrasj*et po nxiten nga kriza socio-ekonomike dhe faktorët psikologjik

19:31 | 07 Maj 2025
adem-shala:-vrasj*et-po-nxiten-nga-kriza-socio-ekonomike-dhe-faktoret-psikologjik


Pas rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur në muajt e fundit në Kosovë, sociologu dhe psikologu Adem Shala ka theksuar se pas këtyre akteve qëndrojnë faktorë të ndërlikuar socio-ekonomikë dhe psikologjikë.

“Zakonisht shkak i vrasjeve është aspekti socio-ekonomik, më pas faktorët psikologjik ndikojnë në numrin e vrasjeve. Sigurisht që këto arsye janë një ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e numrit të vrasjeve,” tha Shala.

Sa i përket rolit të institucioneve të rendit, Shala tha: “Institucionet e rendit veprojnë në bazë të kompetencave që kanë, por në përgjithësi në uljen e kriminalitetit ndikon edhe vetëdija shoqërore’’, deklaroi Shala.

Komento: