Bislimi priti në takim suedezin Granit, folën për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit

19:43 | 07 Maj 2025
bislimi-priti-ne-takim-suedezin-granit,-folen-per-mundesite-e-zgjerimit-te-bashkepunimit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), Jacob Granit, për të cilin kjo ishte vizita e parë në vendin tonë.

Në takim prezent ishte edhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

“U bisedua mbi mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit nga fusha si investimet e shkëmbimi tregtar, deri te teknologjia e digjitalizimi. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi progresin dhe zhvillimin që ka njohur vendi në katër vitet e fundit. Tha se rritja duhet të jetë e qëndrueshme dhe e shpërndarë në mënyrë të barabartë drejt qytetarëve”, thuhet në kumtesën për media.

Tujte bëhet e ditur se u veçua rritja e shpejtë të sektorit të teknologjisë së informacionit si dhe perspektiva e potenciali që Kosova ofron përmes ambientit të mirë të të bërit biznes.

“Bislimi e falënderoi drejtorin Jacob Granit për vizitën e tij në Kosovë e takimin e sotshëm, duke shprehur mirënjohjen për partneritetin e ngushtë dhe marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Suedisë”, thuhet tutje në kumtesë.

Komento: