Shala: Kurti s’do partneritet, do argat për me ia vazhdu qeverisjen

21:48 | 07 Maj 2025
shala:-kurti-s’do-partneritet,-do-argat-per-me-ia-vazhdu-qeverisjen

Opinionisti Azdren Shala tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk do partneritet, po do argat për me t’ia vazhduar qeverisjen

Sipas Shalës, Kurti është i interesuar ta denigrojë opozitën dhe jo të ketë partneritet.

“Letra e Kurtit është ftesë për mos me bashkëpunuar, Kurti nuk do partneritet me asnjë parti politike, ai shihet që do me thy kampin ish-opozitar, por do edhe individ të caktum që tashmë e kanë marrë mandatin e deputetit me i shantazhu në këso forma për me ia votu qeverinë, ai po do argatë”, tha Shala në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Komento: