“Hendeku është i madh”- Abrashi tregon pse nuk ka ofertë bashkëpunimi me PDK-në

22:11 | 07 Maj 2025
“hendeku-eshte-i-madh”-abrashi-tregon-pse-nuk-ka-oferte-bashkepunimi-me-pdk-ne

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në emisionin “Click” në RTV21 u pyet pse nuk i dërguan letër Partisë Demokratike për t’i ofruar bashkëpunim në qeverisje.

Abrashi tha se një gjë e tillë madje as nuk është diskutuar brenda partisë.

“Ndonjëherë nuk ka nevojë të flasësh për gjërat që shihen. Nuk është sekret që ekziston një hendek i madh mes nesh dhe PDK-së… e kaluara jonë dhe raportet tona ndërmjet veti, qoftë nga pozicioni i pushtetit apo i opozitës, kanë qenë të tilla që nga qasja destruktive e tyre kanë krijuar një situatë , nuk po them të pamundshme, por të vështirë, që të mund të ekzistojë një raport bashkëpunimi, e lërë më bashkëqeverisje mes nesh. Thashë, çfarë situatash mund të krijohen e kemi vështirë të parashikojmë, por aktualisht konsideroj që nuk janë rrethanat që ne t’i dërgojmë ftesë PDK-së, të paktën kështu e shoh unë”, tha ai.


Abrashi i LVV-së këmbëngul: Bllokuese është opozita

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në emisionin “Click” në RTV21 e quajti sagë politike zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.

Ai fajësoi opozitën për bllokadë politike.

Kur u pyet pse nuk po e ofrojnë një kompromis, Abrashi përmendi ofrimin e bashkëpunimit për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Vetëvendosje është i vetmi subjekt politik që nuk është interesuar për të bllokuar situatën, ndërkaq partitë opozitare, PDK, LDK, AAK, janë bllokuese”, tha Abrashi.

“Gatishmëria jonë për të dalë nga kjo situatë shkon deri në atë pikë sa i kemi bërë ofertë për koalicion një partie… kemi bërë hapat e parë”, tha Abrashi./21Media

Komento: