“Hiqni masat, pranojeni aplikimin e Kosovës” – eurodeputeti holandez me kërkesa të qarta ndaj BE-së

10:53 | 08 Maj 2025
“hiqni-masat,-pranojeni-aplikimin-e-kosoves”-–-eurodeputeti-holandez-me-kerkesa-te-qarta-ndaj-be-se

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka kërkuar që të hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Në një adresim para Parlamentit Evropian, ai njëherësh bëri thirrje të normalizohen marrëdhëniet mes anëtarëve të BE-së dhe Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Kosova është një partnere, që ndan vlerat dhe pikëpamjen tonë gjeopolitike. Megjithatë, Këshilli i BE-së vazhdon të bllokojë pranimin e thjeshtë të aplikimit për anëtarësim të këtij partneri. A kështu e trajtoni një partner?”

Hiqni këto masa kufizuese, normalizoni marrëdhëniet midis të gjithë anëtarëve të BE-së dhe Kosovës, njiheni atë dhe pranoni aplikimin”.

“Edhe pa pranimin e Këshillit, Komisioni tashmë mund të përgatisë opinionin mbi aplikimin e Kosovës”, tha holandezi.

Komento: